Regjistrim Markë Tregtare!?

Një markë e regjistruar është besim, mbrojtje dhe vlerë të shtuar për biznesin tuaj.

Në Shqiperi, institucioni përgjegjës për regjistrim marke tregtare dhe objekteve të tjera të pronësisë industriale është Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI).

Marke tregtare është një logo, simbol, skicë me ngjyra ose një emër që dallon biznesin nga të tjerët. Juristet e përkufizojnë markën tregtare si çdo shenjë që dallon shërbimet apo mallrat e një shoqërie tregtare apo të një tregtari nga ato të konkurrentëve të tij.

Çdo person që synon të përdorë një markë tregtare ose ta përdorë atë nga palët e treta mund të aplikojë për regjistrim marke tregtare i cili mund të jetë një person fizik ose një person juridik.

Marka tregtare shërben jo vetëm si shenjë dalluese që ndan produktet apo shërbimet tuaja nga të një ofruesi tjetër, por mbi të gjitha si element besimi për konsumatorin.

Legjislacioni për Regjistrim Markë Tregtare

Legjislacioni shqiptar, dhe konkretisht Ligji nr. 9947/2008 “Për Pronësinë Industriale” i ndryshuar, mundëson që emri i një biznesi të caktuar të regjistrohet si markë në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale.

Për gjithë artizanët, artistët, ofruesit e shërbimeve apo prodhuesit që sjellin në treg një shërbim apo mall të veçantë, të identifikueshëm qartë, marka tregtare është një vlerë e shtuar në të bërit biznes, pasi mundëson njohje, besim, mbrojtje, vlerë të shtuar në biznesin tuaj.

Markat tregtare regjistrohen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, për një periudhe 10 vjeçare. Regjistrim marke tregtare mund te ripërtërihet pafundësisht. Ne shqiperi prej vitesh është ndërmarrë një fushatë ndërgjegjësimi për rëndësinë e regjistrimit te markave tregtare dhe për këtë qellim ofron tarifa administrative regjistrimi shume te favorshme.

Regjistrim Marke Tregtare

Cilat janë disa nga përfitimet e regjistrimit të markës?

  • Një markë e regjistruar gëzon të drejtën ekskluzive të ndalojë palët e treta të bëjnë marketingun e produkteve në të njejtën markë apo nën marka të ngjashme me të.
  • Dallon biznesin tuaj nga bizneset e tjera dhe krijon identitetin unik në treg.
  • Mund t’ia japë për përdorim palëve të treta në bazë të kushteve të rëna dakord në një kontratë licence të nënshkruar mes palëve.
  • Regjistrimi i markës përkthehet në një monopol për përdorimin e saj për produktet dhe shërbimet.
  • Markat tregtare behen aset i vlefshëm pronësor që ndihmon bizneset e të dallohen qartësisht nga konkurrentët e tyre dhe të qasen lehtësisht nga konsumatori apo palë të interesuara për investime e bashkëpunim.
  • Marka tregtare si shenjë dalluese e biznesit dhe produkteve apo shërbimeve të tij është dhe një mjet i fuqishëm mbrojtje nga konkurrentët ne treg, të cilët nuk lejohen të kopjojnë apo përdorin te njëjtën shenjë për të tregtuar produkte e shërbime të njëjta apo dhe të ngjashme.
  • Investitorët përfshirë këtu dhe institucionet financiare janë më të interesuar të përfshihen në bashkëpunime dhe të ofrojnë mbështetje financiare për një aktivitet biznesi që ka një markë tregtare të njohur e të vlerësuar nga konsumator.